Ulje të transportit të mallrave me tren - Bota Sot
Ulje të transportit të mallrave me tren

Ekonomi

Ulje të transportit të mallrave me tren

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 10:05
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se në tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 30 mijë.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i udhëtareve është rritur për 1.05 %.

ASK duke iu referuar burimit të informatave, TRAINKOS Sh. A, thotë se transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2019 është rreth 121 mijë ton, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018 kemi ulje për 20 %.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat