Largohet nga puna inspektori tatimor i dënuar për korrupsion - Bota Sot
Largohet nga puna inspektori tatimor i dënuar për korrupsion

Ekonomi

Largohet nga puna inspektori tatimor i dënuar për korrupsion

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publik, ka  nxjerrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për inspektorin tatimor të dënuar për korrupsion.

“Menaxhimet  i lartë i ATK-së, siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar  për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”.

ATK njëherit ka falënderuar qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat