Nënshkruhet Kodi i Bizneseve kundër Korrupsionit

Ekonomi

Nënshkruhet Kodi i Bizneseve kundër Korrupsionit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Sot do të bëhet nënshkrimi i Kodit të Bizneseve kundër Korrupsionit, një event ky i organizuar nga Instituti Riinvest.

Kodi përkufizon norma, aktivitete dhe nxitë motivimin e subjekteve ekonomike për t'i përvetësuar dhe zbatuar standardet më të mira ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit nga ana e ofertës, përkatësisht korruptimi nga ana e bizneseve.

Kodi ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset të implementojnë aktivitete të drejta, transparente dhe ligjore.

Përmbajtja e Kodit është përgatitur duke u konsultuar me shoqatat e bizneseve të cilat veprojnë në Kosovë si dhe duke u konsultuar me bizneset nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Në këtë event do të bëhet nënshkrimi i Kodit nga gjashtë shoqata të bizneset si dhe nga bizneset të cilat vullnetarisht pranojnë ta nënshkruajnë dokumentin.

Ky grant është mundësuar nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat