Kongresi i Frankfurtit mundësi për shqiptarët në tregun evropian

Ekonomi

Kongresi i Frankfurtit mundësi për shqiptarët në tregun evropian

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 21:46
Agron Krasniqi

Në Kongresin e dytë ekonomik të organizuar nga Unioni i Bizneseve Gjermano-Shqiptare, që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, po marrin shumë qindra biznese nga Kosova, të cilët po e paraqesin veprimtarinë e tyre, me synim që të bëhen pjesë e tregut evropian.

Aty po merr pjesë edhe kompania “Luna”, një shoqëri e vogël e ndërtuar në fshatin Junik, e cila merret me prodhimin e mollës, qershisë, vishnjës dhe boronicës.

Agron Krasniqi nga kjo kompani, thotë se pjesëmarrja në kongresin në Frankfurt është shumë e dobishme për ta.

Krasniqi: Kongresi ekonomik është mundësi e mirë për të gjithë prodhuesit që synojnë tregun evropian

“Kongresi ka qenë një mundësi e mirë për krejt prodhuesit kosovar që synojnë tregun evropian, duke pasur parasysh se potenciali është shumë i madh, anëtarët e Unionit të Biznesit ka të ndryshëm. Kjo ka qenë përparësi për ne për shkak të prezantimit të produktit tonë në këtë kongres dhe për të pasur mundësi për të lidhur marrëveshje me bashkatdhetar, të cilat janë edhe anëtarë të Unionit të Bizneseve këtu në Gjermani”, thotë ai.

Sipas tij, nga ngjarje të tilla që organizohen, çdo herë e më shumë rritet numri i kontakteve dhe bashkëpunimeve.

Krasniqi: Bizneset janë me fat që e kanë Unionin

“Kosova është një treg shumë i vogël, dhe nëse shohim potencialin që ka Unioni i Bizneseve, atëherë është fat i madh që e kemi unionin dhe mund t’i plasojmë produktet tona që i prodhojmë në Kosovë”, thotë ai.

Kongresi i dytë ekonomik i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, ku po marrin pjesë qindra biznese, të cilat synojnë të shtrihen në tregun evropian. Gjithashtu, bizneset nga diaspora, synojnë të përcjellin mesazh të institucionet e Kosovës që të kenë lehtësira në të bërit biznes në Kosovë, dhe mos të pengohen që të investojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat