Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë

Ekonomi

Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 11:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë bërë sot hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019.

Uranik Begu nga Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), tha se Java e Ndërmarrësisë sot fillon në 180 shtete të botës dhe gjatë kësaj jave do të organizohen aktivitete të ndryshme.

“Sot 7 vite më pas jemi diku rreth 60 organizata të cilat jemi bashkuar,7 vite më parë nuk e kemi menduar që nuk do ta kemi lëvizjen e lirë. Bashkimi i forcave na bën të besojmë që ky vend ka një të ardhme të ndritur nëse investojmë në atë që të rinjtë besojnë. Java e ndërmarrësisë sot fillon në 180 shtete. Gjatë javës kemi mbi 80 aktivitete", tha ai.

E Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se para 3 viteve kanë pasur gjashtë aktivitete, ndërkaq por gjatë këtij viti janë 14.

"Jemi me një kohë interesante kur të rinjtë nuk shohin perspektivë. Thelbi i kësaj jave duhet të jetë ndarja e storieve të suksesit. Ky duhet të jetë qëllimi i kësaj jave", tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat