Italian Trade Agency në Kosovë rrit bashkëpunimin mes bizneseve të dy vendeve

Ekonomi

Italian Trade Agency në Kosovë rrit bashkëpunimin mes bizneseve të dy vendeve

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:12
Elisa Scelsa

​Bashkëpunimi i bizneseve me ato italiane vazhdon të rritet, sidomos në zhvillimin e bashkëpunimeve industriale për të krijuar premisa për investime.

Bashkëpunimi i bizneseve me ato italiane vazhdon të rritet, sidomos në zhvillimin e bashkëpunimeve industriale për të krijuar premisa për investime.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, këtyre ditëve në Kosovë po qëndrojnë edhe drejtues të Agjencisë publike italiane ITA, e cila merret me promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave italiane.

Drejtoresha e Italian Trade Agency - ITA, Elisa Scelsa në një intervistë, ka dhënë detaje rreth agjencisë dhe Javës së kuzhinës italiane që po mbahet këtyre ditëve në Kosovë.

Scelsa: Jemi shpesh në Kosovë për aktivitetet promovuese

“Nuk është hera e parë, jemi këtu shpesh për aktivitete promovuese. Ne jemi Agjenci publike italiane e cila promovon “Made in Italy”. Ne këtë rast marrim pjesë në këtë konferencë edhe me një hapësirë ekspozuese për të sjellë ekselencën, e cila gjendet në Kosovë, por për ta promovuar edhe më shumë. Sektori është ai i ujësjellësit kanalizimeve, ne kemi shoqata shumë të rëndësishme, të cilat përfaqësojnë të gjithë atë që do të thotë planifikim, projektim, sisteme për menaxhimin e ujerave. Këto kompani janë anëtare të dy shoqatave të mëdha OICE - Organizata e inxhiniereve, arkitekteve dhe konsulentëve teknike si dhe ANIMA e cila është shoqata e mekanikës, e cila bashkon shumë sektorë  ndërmjet të cilëve edhe ata të cilët operojnë në sektorin e ujërave, si për shembull: valvola, tuba, rubineta, kaldaja e kështu me radhë. Janë të shumtë në numër. Në Itali janë rreth 1400 kompani, të cilat kanë 240 mijë punonjës, me një xhiro vjetore mbi 50 miliardë euro, pjesa më e madhe e tyre realizuar nga eksporti, flasim për 30 miliardë euro te ardhura nga eksporti. Pra, flasim për një sektor të rëndësishëm”, thotë ajo.

Duke folur për marrëdhëniet e mira me bizneset, Scelsa thotë se për produkte rreth ujësjellësit dhe kanalizimeve janë ndër të parët furnizues në Kosovë.

Scelsa: Ekzistojnë bashkëpunime shumë të mira me kompanitë 

“Po, bashkëpunime shumë të mira ekzistojnë tashme, pasi për produktet që përmendem ne jemi ndër të parët furnizues për Kosovën. Pra, tashmë prej kohësh ekzistojnë bashkëpunime të mira. Mbi këtë bazë, ne kemi mundur të marrim kontakte si me partnerët tanë institucionalë, si SHUKOS e SHUKALB, të cilët na ftuan të marrim pjesë edhe me kompanitë dhe ekspertët e pranishëm në konferencën e sotme ”,tha ajo.     

Drejtoresha e agjencisë ITA thotë se qëllimi kryesor i tyre është që të tërheqin investime drejt Italisë.

Scelsa: Qëllimi ynë kryesor është të tërheqim investimet drejt Italisë

“Atëherë, duhet të themi se qëllimi ynë kryesor është të tërheqim investimet drejt Italisë, pra puna jone nuk është të tërheqim investimet italiane në Kosovë. Ajo çfarë ne bëjmë është zhvillimi i bashkëpunimeve industriale. Pra, aty ku ka sinergji ndërmjet kompanive italiane dhe ne mundohemi t’i shtyjmë, për të krijuar kështu premisat për investim. Është e qartë se për sa i përket përthithjes së investimeve në Kosovë është homologu ynë në vend Agjencia KIESA, e cila ka arritur rezultate shumë të mira”, thotë ajo.

Scelsa foli edhe për Javën e Kuzhinës Italiane, e cila ka nisur prej datës 18 nëntor, teksa thotë se kanë krijuar një rrjet partnerësh, të cilët i përkasin distribucionit të madh, restorante, hotele e shkolla profesionale.

Scelsa: Kemi krijuar një rrjet partneresh të cilët i përkasin distribucionit të madh

“Po, meqë po më pyesni, përfitoj nga rasti t’ju njoftoj se për herë të parë pas katër vjetësh nga kur projekti u lansua menjëherë pas Expo 2015 që u zhvillua në Milano, edhe në Kosovë do të nisim apo më mirë të themi, do të lansojmë Javën e Kuzhinës Italiane. Pra, kemi krijuar një rrjet partnerësh, të cilët i përkasin distribucionit të madh, restorante, hotele e shkolla të formimit  profesional si ajo “Abdyl Frashëri”, e cila është shkolla e agronomisë dhe teknologjisë, shkolla e hoteleri dhe turizmit “7 Shtatori”. Gjatë Javës që nis nga data 18 deri më 24 nëntor do të kemi disa aktivitete në Kosovë. Tani nuk dua të citoj të gjithë partnerët, pasi janë shumë, dhe rrezikoj të fyej ndonjërin prej tyre nëse nuk përmend të gjithë, por ftoj të gjithë dëgjuesit të vizitojnë faqen tonë të internetit ku do të gjejnë programin e aktiviteteve, pjesëmarrësit, ofertat dhe rrjetin e miqve tanë qe marrin pjese ne këtë iniciative”, thotë ajo.

Ndryshe, Agjencia ITA merret me promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave italiane, Seksioni për shkëmbime tregtare i Ambasadës italiane në Shqipëri dhe Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat