Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave - Bota Sot
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave

Ekonomi

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe drejtori i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.

Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë.

Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit.

Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikë-bërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat