Pak qytetarë i përgjigjen protestës së dytë kundër rritjes së çmimit të sigurimeve

Ekonomi

Pak qytetarë i përgjigjen protestës së dytë kundër rritjes së çmimit të sigurimeve

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 16:59
Protesta

Edhe sot është protestuar në kryeqytet kundër vendimit për rritjen e çmimit të sigurimeve të automjeteve.

Në protestën e mbajtur para BQK-së kanë marrë pjesë një numër i vogël qytetarësh.

Protesta është është organizuar nga anëtarët e grupit “Speedomaniaks”, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me disa pankarata në të cilat shkruhej “Ofertë: Kemi rritje të Sigurimeve dhe zbritje të rrogave”, “1 rrogë=sigurimi i veturës”.

Arlind Ramadani nga “SpeedomaniaKs”, tha se një vendim i tillë e rëndon situatën ekonomike në vend, duke marrë për bazë që Kosova është një ndër vendet më të varfra në rajon.

Protestë për të njëjtën çështje u mbajt edhe gjatë ditës së djeshme para objektit të BQK-së.

Pakënaqësitë e qytetarëve kanë të bëjn me vendimin e BQK-së për rritjen për 26 përqind të çmimit të sigurimit të veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat