Oferta Black Friday në Comodita Home sjell zbritje deri në 75%

Ekonomi

Oferta Black Friday në Comodita Home sjell zbritje deri në 75%

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:28
Comodita Home

Edhe kjo e premte e zezë vjen me ofertë të parezistueshme në të gjitha kategoritë e produkteve në dyqanet Comodita Home. Ju mund ta mbushni shtëpinë me produkte gjumi, të kuzhinës, banjos dhe aksesorë duke kursyer deri në 75% të vlerës së produkteve.

Me një shumëllojshmëri të zgjedhjeve, ju keni mundësinë të blini jastëkë duke filluar nga 4.99€, sete çarçafësh duke filluar nga 19.00€, sete pjatash me çmime që fillojnë nga 19.90€, set gatimi Granitec për vetëm 79.00€, blenderin NutriFast me çmim special vetëm 49.00€, çantë udhëtimi duke filluar nga 29.00€ si dhe dekoroni shtëpinë tuaj me aksesorët më modern dhe unik në stile të ndryshme. Në gamën e gjerë të produkteve Comodita gjeni batanije, peshqirë, jorganë, protektor dhe mbulesa shtrati, enë të ndryshme si tiganë, sete filxhanësh, sete gotash, aksesorë kuzhine etj. Gjithashtu mund t’i shtoni rehatinë gjithë familjes me aksesorët e dhomës së ndenjës si kolltukët me zbritje për vetëm 54.00€ dhe stolet Comodita për vetëm 22.00€.

Për më tepër, këtë vit vjen linja e produkteve Lavender me kualitet dhe çmim të pakrahasueshëm. Nga linja Lavender ju mund të blini dyshek duke filluar nga 51.00€, toper duke filluar nga 30.00€ dhe jastëk Lavender me zbritje për vetëm 3.50€. Produktet e linjës Lavender mund t’i blini në të gjitha dyqanet tona, por jo vetëm. Ju mund të blini online nga webfaqja comoditahome.com si dhe përmes qendrës së thirrjeve të Comodita Home duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 25000. Nga kjo super ofertë ju përfitoni edhe transportin e produkteve falas.

Dyqanet tona janë destinacioni i përkryer edhe për ata që duan të gëzojnë të afërmit e tyre në këtë periudhë festash të fundvitit me dhuratat më të bukura dhe çmimet më të leverdishme.

Bëni zgjedhjen e duhur dhe vizitoni dyqanet Comodita Home, nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor që të përfitoni. NGUTU BLEJE, SE E MERR DIKUSH PARA TEJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat