BPB-ja mbështetës i fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe rriten bizneseve

Ekonomi

BPB-ja mbështetës i fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe rriten bizneseve

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:30
Foto ilustruese

Zhvillimi i Bankës për Biznes (BPB) ka ndodhur për shkak të mbështetjes që banka i bën bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe lehtësisë dhe fleksibilitetit që ajo ua mundëson klientëve të saj në përgjithësi.

Andaj çmimi “The Banker” për Bankën për Biznes (BPB) është si rezultat i sukseseve të bankës në lehtësimin e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që njihen si katalizatori kryesor i zhvillimit të ekonomisë së një shteti.

Përmes pozicionimit strategjik dhe qasjes së lehtë dhe fleksibile ndaj klientëve të saj, BPB tani ka marrë 15 përqind të tregut në këtë sektor.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv në BPB, Gazmend Rrustemi thotë në një intervistë për KosovaPress, se çmimi prestigjioz “The Banker” të Financial Times, i ndarë ditë më parë për BPB është çmim që i ndahet bankave më të mira në tregjet përkatëse të cilat operojnë si shenjë e njohjes së orientimit strategjik të tyre për zhvillim, për përformancën e vitit aktual, për zhvillime-t në teknologji, si dhe për ofrimin e shërbimeve të reja inovative në drejtim të përkrahjes së klientëve.

Rrustemi thotë se për BPB-në kjo është hera e dytë radhazi që po ndahet çmimi nga Financial Times, e që dedikohet klientëve të kësaj banke si atyre ekzistues që për një kohë të gjatë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik shërbimeve të BPB-së, ashtu edhe klientëve të rinj që vijnë çdo ditë e më tepër në këtë bankë. Po ashtu, këtë çmim tha se ia dedikohet gjithë stafit të BPB, sipas të cilit falë punës së të cilëve ka qenë e mundur marrja e një çmimi të tillë.

Ai deklaron se në aspektin strategjik BPB, është renditur për ofrimin e shërbimeve për gjithë klientët, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.

Rrustemi: BPB ndihmon fuqishëm bizneset më zhvillimin dhe rriten e tyre

“Në aspektin strategjik ne jemi të pozicionuar në ofrim të shërbimeve për të gjithë klientët, por kemi në fokus të veçantë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos ndërmarrjet e vogla, sepse këto ndërmarrje përbëjnë mbi 90 përqind të bizneseve në Kosovë dhe janë bërthama e ekonomisë së Kosovës. Me mbështetjen e këtyre bizneseve ne besojmë fuqishëm që ne ndihmojmë zhvillimin dhe rritjen e tyre. E me këtë ndihmojmë edhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ku në të njëjtën kohë ne kemi ndërmarrë një mori iniciativash në avancimin e shërbimeve tona siç janë një pjesë e madhe e investimeve që kemi bërë në infrastrukturën tonë. Kemi rinovuar komplet bankomatët, ku kemi bankomat të gjeneratës së fundit që ofrojnë shërbime për klientët tanë. Kemi implementuar platforma të reja të bankimit elektronik ‘E-banking’ për smartfon (telefona të mençur), të cilat praktikisht i mundësojnë klientëve kryerj en e të gjitha shërbimeve për të cilat ata kanë nevojë. Në të njëjtën kohë kemi ndërmarrë edhe një varg projektesh tjera të cilat ndihmojnë përfshirjen sa më të madhe të klientëve në banking për kryerjen e shërbimeve të tyre për të cilat ata kanë nevojë”, thotë Rrustemi.  

Se çka e dallon BPB-në nga bankat tjera komerciale në vend, Rrustemi pohon se kjo bankë bën zgjidhje të përshtatshme dhe të veçanta për nevojat e klientëve.

Rrustemi: Vazhdimisht jemi duke avancuar teknologjinë e zhvillimeve

“Ky fokus i jonë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme na bën të jemi partneri kryesor dhe më i fuqishëm që ne i ofrojmë klientëve të kësaj kategorie. Ne mundohemi të bëjmë zgjidhje të përshtatshme dhe specifike që i përshtatet nevojave që klientët kanë. Ofrojmë këshilltarë të biznesit të cilët janë të përgatitur dhe janë në gjendje t’i këshillojnë klientët tanë në bankimin dhe nevojat që ata kanë për financa. Ne zhvillimet teknologjike i shohim, përveç që janë sfidë , janë edhe si mundësi për avancimin e shërbimeve tona. Ne në vazhdimësi jemi duke punuar në këtë drejtim që zhvillimet teknologjike t’i zbërthejmë në avancim të shërbimeve tona dhe ofrim të produkteve sa më të përshtatshme për klientët tanë”, thekson Rrustemi.

Ai deklaroi se përfshirja financiare po ashtu është një aspekt me rëndësi për BPB-në. Sipas Rrustemit, ekziston një kategori e njerëzve të cilët megjithatë kanë disa pengesa për qasje në financa siç janë bizneset e reja apo startup, gratë dhe të rinjtë të cilët megjithëse kanë ide kreative për biznes. Andaj, ai shton se janë pengesa të cilat BPB mundohet t’i tejkalon dhe t’i mbështes përmes programeve të ndryshme për përfshirjen financiare të cilat kanë filluar dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Rrustemi ka folur edhe për gjendjen e sistemit financiare në Kosovë, i cili theksoi se bankat në Kosovë, në përgjithësi janë mjaft mirë të kapitalizuara dhe gjenerojnë një profit të qëndrueshëm që i mundëson zhvillim në të ardhmen.

Rrustemi: Sektori bankar në Kosovë është një storie suksesi

“Sektori bankar në Kosovë është një storie suksesi, kjo për faktin që në përgjithësi është ndërtuar një sistem i shëndosh dhe bankat në përgjithësi kanë qenë të përgjegjshme në bankimin dhe në afarizmin e tyre me klientë. Kjo vërehet në shumë drejtime e veçanërisht edhe në nivelin e kthimit të kredive, ku Kosova me të vërtet dallohet nga vendet e rajonit me një zhvillim mjaft pozitiv në këtë drejtim. Bankat në Kosovë në përgjithësi janë mjaft mirë të kapitalizuara dhe gjenerojnë një profit të qëndrueshëm që i mundëson zhvillim në të ardhmen dhe ofrim të shërbimeve për klientë”, deklaron ai.  

Rritja e hovshme në treg dhe suksesi i BPB në operim përgjatë 2018/2019 në tregun kosovar është rikonfirmuar edhe me çmimin prestigjioz “The Banker” të Financial Time, si banka më e mirë e vitit 2019 në Kosovë. Ngjarja ceremoniale e ndarjes së çmimeve është mbajtur më 29 nëntor në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat