Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publik, sot do të mbajë konferencë për media.
Në këtë konferencë drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj.
Konferenca do të mbahet prej orës 11:00 në zyrat qendrore të ATK-së.