Stone Castle vazhdon mbështetjen e fermerëve të Rahovecit

Ekonomi

Stone Castle vazhdon mbështetjen e fermerëve të Rahovecit

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 13:16
Stone Castle

Kompania e verërave dhe rakisë Stone Castle po vazhdon të mbështet fermerët e zonës së Rahovecit. Mbi 65 përqind të rrushit për të prodhuar produktet e tyre kjo kompani e blen prej vreshtave të këtij qyteti.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë së verërave dhe rakisë Stone Castle, Avdi Gecaj  për KosovaPress, thotë se në vitin 2020 do të sjellin shumë risi në tregun.

Gecaj: Kemi shumë arritje të mëdha

“Kemi shumë arritje, partnerët e mi sot janë ardh këtu. Kemi arrit kontrata firma në Zvicër që është njëra prej marketeve më e madhja në Zvicër. Besoj se me mijëra shishe kanë me ardhur në vitin 2020. Arritja si projekt, kemi arritur që 45 hektarë të reja me produkte që nuk gjinden sot në Kosovë.  Njëra prej produkteve më të kërkuara në botë dhe ne në 2020 kemi me nis prodhimin e këtij produkti”, thotë ai.

Gecaj shprehet se rreth 80 përqind të prodhimtarisë së tyre e eksportojnë jashtë vendit.

Gecaj: Deri në 80 përqind ne bëjmë eksport jashtë Kosovës

Video:

“Deri në 80 përqind ne bëjmë eksport jashtë Kosovës. 20 përqind e kemi brenda tregut të Kosovës”, thotë ai.

Ai po ashtu thotë se përmes kompanisë së tij janë duke i ndihmuar rritjes ekonomike në Kosovë.

Gecaj: I ndihmojmë shumë këtij populli

“Mundem me thanë që deri 65 përqind ne e blejmë rrushin e Rahovecit dhe jena shumë kompani e madhe në Rahovec. I ndihmojmë shumë këtij populli dhe besoj se pa ne mundet me pas shumë probleme ekonomikisht në Rahovec”, u shpreh ai.

Stone Castle ka kurorëzuar bashkëpunimin me Komisionin Evropian për shtimin e rreth 45 hektarëve të sipërfaqes së tyre me vreshta. Përmes kësaj do të rritë prodhimtarinë e verës por edhe punësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat