Avokati i Monego’s: Kemi një rast shumë të fuqishëm për gjykatë

Ekonomi

Avokati i Monego’s: Kemi një rast shumë të fuqishëm për gjykatë

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 22:32
Arianit Koci

Avokati i aksionarit të Monego’s, Arianit Koci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mbyllja e Monego’s nga BQK ishte e padrejtë.

“Arsyetimi i Bankës Qendrore të Kosovës është logjikisht i pasaktë dhe i paqëndrueshëm”, ka thënë Koci.

“Kemi një rast shumë të fuqishëm për gjykatë. Vendimi nuk qenë i bazuar juridikisht. BQK si arsyetim e përmend vetë pronarin, investitorin e huaj që është shtetas i Letonisë, një biznesmen me renome botërore. Arsyetimi ka qenë se kinse nuk është i përshtatshëm. Por pronari në fjalë ka investuar në Gjermani, bono të imituara në 100 milionë euro dhe para se të aprovohet ai investim banka gjermane ka bërë analizat për cështjet e përshtatshmërisë dhe ka aprovuar atë”

“Në Kosovë ka 2 vjet që është aprovuar investimi i tij dhe i ka kaluar testet e parashtruara të nevojshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat