Hamza: 70 për qind e depozitave në banka u takojnë qytetarëve, shumica e kredive janë të bizneseve

Ekonomi

Hamza: 70 për qind e depozitave në banka u takojnë qytetarëve, shumica e kredive janë të bizneseve

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 08:30
Bedri Hamza

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova ka shënuar suksese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sistemi bankar në Kosovë është shumë i qëndrueshëm.

Ai ka thënë se rreth 70 për qind e depozitave në Kosovë janë të qytetarëve apo personave fizik, ndërsa sipas tij rreth 70 për qind të kredive janë nga bizneset.

“Në katër-pesë vitet e fundit kreditë janë rritur në mbi 10%. Dhe kjo tregon sukses në sektorin e ekonomisë”, tha Hamza.

Ai ka folur edhe për taksën 100 për qind duke thënë se ajo pos efektit financiar ka pasur edhe efekt politikë për Kosovën, duke shtuar se për të ruajtur balancat në raportet me partneret euroatlantike, PDK-ja kishte propozuar suspendimin e saj për një kohë.

Për rritjen ekonomike që ishte rreth 4 për qind për këtë vit, Hamza thotë se janë bërë punë të mira por kjo rritje ka mundur të jetë më e madhe.

“Prioritetet kanë mundur të zgjidhen më mirë. Ligjet i kemi shumë të mira por na nevojitet një disiplinë më e madhe”, shtoi Hamza.

Ministri në detyrë i Financave thotë se në Kosovë janë bërë shumë përparime në rrugë, energjetikë, sistemin bankarë e sektorë tjerë të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat