ATK mbledh mbi gjysmë miliardi euro

Ekonomi

ATK mbledh mbi gjysmë miliardi euro

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 16:07
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të parë që nga themeli i saj,  ku vlera e mbledhur e të hyrave deri me datë 27 dhjetor 2019 ka arritur në mbi gjysmë miliardi euro (501, 640,196) apo mbi 48 milionë euro ose mbi 10% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimi të jashtëzakonshme të ATK-së, në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimi i rregullt me tatimpagues, bashkëpunimi me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Përkundër vështirësive që e sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizoj suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, çdoherë duke respektuar kornizat ligjore.

Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare te detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat