Avokati Vokshi: Licenca e Monegos u revokua për çështje që nuk parashihen me ligj

Ekonomi

Avokati Vokshi: Licenca e Monegos u revokua për çështje që nuk parashihen me ligj

Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:34
Juristi Granit Vokshi

Juristi Granit Vokshi ka sqaruar se si është bërë revokimi i licencës së Monegos nga Banka Qendrore e Kosovës, e ku sipas tij ky veprim nuk ka mbështetje ligjore. Madje ai thotë se ky veprim është bërë për cështje që nuk parashihen me ligj.  

“Licenca e Monegos është revokuar nga BQK’ja për çështje qe nuk parashihen me ligj”, është shprehur Vokshi.

E sipas Vokshit, përveç që nuk ka mbështetje ligjore, nuk ka as mbështetje logjike.

“Arsyeja pse Banka Qendrore e Kosovës e ka revokuar licencën e Monegos nuk gjen mbështetje ligjore e as logjike”, ka thënë Vokshi në TV Dukagjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat