Këto qytete të Kosovës kanë vetëm nga një motel

Ekonomi

Këto qytete të Kosovës kanë vetëm nga një motel

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:58
Motel

Sipas statistikave të vitit 2016, rreth 11 mijë shtretër është kapaciteti i hotelerisë në Kosovë. Janë rreth 495 njësi akomoduese në Kosovë, që kryesisht janë hotele e motele. Motelet përbëjnë 39 për qind të të gjitha njësive akomoduese, apo rreth 200 sosh. Vetëm në Ferizaj llogaritën që janë diku afër 40 motele, pasuar nga Prishtina dhe Prizreni.

Por ka qytete në Kosovë që gjendet vetëm një motel.

Hani i Elezit, Juniku, Kamenica, Podujeva, Ranillugë dhe Zubin Potok-u janë qytetet që kanë vetëm nga një motel “pushimi”.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me titull: “Kapacitetet e Turizmit (Njësitë Akomoduese) në Kosovë, 2016”.

Image
Statistikat

Numri më i madh i njësive akomoduese, sipas ASK-së, gjendet në Komunën e Prishtinës, pastaj radhitet Peja, Prizreni, Ferizaj.

Kujtojmë se në dhjetë muajt e fundit dy persona mbi 70 vjeç kanë humbur jetën gjatë marrëdhenieve seksuale në motele në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat