Prej 1 shkurtit pagesat përmes terminaleve POS pa kosto shtesë

Ekonomi

Prej 1 shkurtit pagesat përmes terminaleve POS pa kosto shtesë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Duke filluar nga data 1 shkurt 2020, klientët e bankave mund t'i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marr parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.

Kjo duke iu falënderuar rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike, amandamentimi i së cilës është bërë nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës më datën 26 dhjetor 2019.

Ndryshimet janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

BQK inkurajon të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat