Ndërlidhja më e mirë ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës

Ekonomi

Ndërlidhja më e mirë ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës

Nga: Dr.Artan Haziri Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:09
Dr.Artan Haziri

Mospërputhja e nevojave të tregut të punës me njohuritë e fituara në arsimin e lartë dhe profesional është identifikuar si një prej pengesave kryesore për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik në vend. Rreth 25% e firmave në Kosovë ende ankohen se fuqia punëtore ka shkathtësi të mangëta dhe të papërputhshme me nevojat e tyre. Në anën tjetër, më shumë se 85% e investitorëve e nënvizojnë cilësinë e fuqisë punëtore si faktor kryesor kur marrin vendime për investime.

Cilat janë shkaqet?

Në Kosovë nuk ka sistem për parashikimin e shkathtësive të kërkuara në tregun e punës. Procesi

i hartimit të standardeve profesionale të kualifikimit është i ngadalshëm, ashtu sikurse edhe zbatimi i Kornizës kurrikulare. Niveli i shpenzimeve publike për arsim dhe aftësim professional është shumë i ulët, ndërkohë që, të paktën, çereku i shkollave profesionale nuk ofrojnë mundësi të punës praktike në shkollë apo jashtë saj. Ndërmarrjet nuk kanë stimuj për të marrë në punë praktikantë. Shkollat nuk ofrojnë orientim në karrierë e as mundësi për ndërlidhje me ndërmarrjet nëpërmjet hulumtimeve dhe zhvillimeve të produkteve (R&D).

Cilat janë zgjidhjet?

SKZH synon të forcojë ndërlidhjen ndërmjet programeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës nëpërmjet përcaktimit të standardeve profesionale dhe fushave prioritare, si dhe të zbatimit të kurrikulave bërthamë dhe trajnimeve për mësimdhënës. Sistemi i arsimit profesional do të bëhet sa më praktik duke përfshirë ndjekje të mësimit në ndërmarrje. Rol qenësor do të luajë edhe krijimi i një sistemi për parashikimin e nevojave për shkathtësi, si dhe ndërlidhja e punës hulumtuese në universitete me industritë, me anë të specializimeve të ndryshme

Aktivitetet konkrete të masës:

1) Përshpejtimi i procesit të zhvillimit të standardeve profesionale, në përputhje me Kornizën

Evropiane të Kualifikimeve (KEK) dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), si dhe me

Sistemin e rishikuar Kombëtar për Klasifikimin e Profesioneve.

2) Përcaktimi i fushave me prioritet më të lartë në AAP, duke u konsultuar me politikat

zhvillimore të Kosovës dhe sektorët prioritarë. Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave bërthamë në

një format modular, sipas fushave prioritare të AAP-së, si dhe realizimi i programit për trajnimin

e mësimdhënësve të AAP-së për ata sektorë, bazuar në standardet e profesionit.

3) Zbatimi i sistemit pilot i kombinuar i AAP-së me elemente të mësimit të dyfishtë (kombinimi i

të mësuarit në shkolla dhe në ndërmarrje), duke filluar me fushat prioritare në AAP dhe ndjekur

kurrikulën bërthamë.

Do të koordinohet sistemi i subvencionimit të pagave me fushat prioritare, në mënyrë që të mundësohet integrimi më i mirë i të diplomuarve të AAP-së në tregun e punës.

4) Zhvillimi dhe zbatimi i Sistemit Kombëtar i parashikimit të nevojave për shkathtësi. Kjo do të bëhet duke e siguruar ndërlidhjen me sistemin e orientimit në karrierë brenda shkollave dhe shërbimet e punësimit/të mësuarit gjatë gjithë jetës. Do të krijohen kushtet për shërbime dhe studime përcjellëse për të gjurmuar përparimin në karrierë.

5) Ndërlidhja e punës hulumtuese në universitete me industrinë nëpërmjet qasjes së specializimeve të mençura në përputhje me strategjinë Evropa 2020. Kjo nënkupton investime publike dhe private për hulumtim dhe zhvillim (R&D) në një numër të caktuar sektorësh industrialë( këtë është duke e zbatuar Kolegji Universum,lidhjen me industrinë ).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat