Ambienti afarist në Kosovë

Ekonomi

Ambienti afarist në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 27 janar 2020 Në ora: 07:12
Dr. Artan Haziri

Ambienti afarist i të bërit biznes në Kosovë ende ballafaqohet me sfida dhe probleme të ndryshme, me disa përmirësime të vogla.

Në Kosovë është shumë e vështirë të rritet dhe të vazhdoj të mbijetoj një biznes. Këto vështirësi janë si rezultat nga mosfunksionimi i  shtetit dhe nga bizneset që nuk  janë  tatimpagues të rregulltë.

Konkurrenca jo e drejtë dhe e ashpër, informaliteti, mungesa e sundimit të ligjit, interesi i lartë bankar dhe burokracia, janë problemet që listohen nga përfaqësuesit e bizneseve, e që ndikojnë që bizneset, kryesisht të vogla, të kenë trend të madh të shuarjes. Në vitin e fundit janë mbyllur 1776 biznese.

Ndryshe, bazuar në raportin e publikuar të Bankës Botërore, “Të bërit biznes” për vitin 2020, Kosova vlerësohet se ka shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.

Në këtë raport, Banka Botërore e rendit Kosovën në pozitën e 57, përkatësisht 13 pozita më poshtë, nga viti i kaluar ku radhitej në vendin e 44 nga gjithsej 190 shtete sa janë të përfshira në këtë raport.

Edhe përfaqësues të biznesit theksojnë se burokracia, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, po e dëmtojnë mjedisin biznesor dhe njëherësh po pengojnë ardhjen e investitorëve të huaj.

Nga 1776 biznese që janë mbyllê në vitin e fundit, disa janë mbyllë pas 3 muajsh, sepse nuk  kishin të  hyra,  e disa të tjera si rezultat i realizimit të të  ardhurave të pamjaftueshme që të paguanin detyrimet, qiran, tatimet dhe pagat e punëtorëve .

Shqetësuese është edhe evazioni fiskal. Ka ende biznese që nuk kanë arka fiskale dhe punëtor të pa rexhistruar në listen e pagave.

Pastaj këto biznese e sjellin mallin në rrugë  dytësore dhe nuk e rexhistrojne fare. Kështu , këto biznese e kanë mundësin më të lehtë të  luajn me qmime, koston e kanë më të ulët.

Nuk e paguajnë doganen, tvsh-në dhe  akcizen. Pastaj edhe shitjet nuk i rexhistrojnë fare. Kështu nuk paguhet tatimi në fitim.

A mundet biznesi ( tatim pagues i rregulltë) të zhvillojë veprimtarin në këto kushte ?

Është detyrë e shtetit t'a luftojë  këtë dukuri, se janë qdo ditë  e më shumë bizneset janë detyruar të mbyllen,  pikërisht ata që po i paguajnë tatimet rregullisht. Kjo po e rritë shkallen e  varfëris dhe nxitjen për të migruar jasht vendit. Mundet të përsëritet viti 2014, ku pas zgjedhjeve migruan rreth 150000 qytetar . Edhe tani gjendja është e rëndë dhe munde të kemi migrim masivë dhe lindë pyetja, kush duhet të jap llogari?

Migrimi për studime, pushime ose për një biznes, është normale. Mirëpo, migrimi si shkakë  humbjes se shpreses se këtu do bëhet mire, kjo është e papranueshme.

Shteti duhet të krijoj kushte më të favorshme për hapjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Zhvillimi i bizneseve e shton edhe numrin e të punësuarve e kështu edhe mirëqenien  e tyre. Kështu kemi probleme sociale më pak dhe më pak qytetar që dëshirojn të  ikin nga vendi ynë.

Migrimi po ndodhë vit pas viti. Pas zgjedhjeve të vitit 2014, migruam rreth 150000 qytetarë. Kjo mund të përseritet edhe tani, me vonesen e krijimit të institucioneve.

Populli e ka humbë shpresen dhe sigurin që në Kosovë mund të ndryshoj diqka.

Këtë nuk e realizoi armiku shekullor, e tani po e arrijnë politikanët tanë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat