GIZ përmes projekteve lehtëson arritjen e objektivave të ATK-së

Ekonomi

GIZ përmes projekteve lehtëson arritjen e objektivave të ATK-së

Më: 29 janar 2020 Në ora: 16:11
Pamje nga takimi

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e projektit për Reforma në Financa Publike në Kosovë- GIZ, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe përcaktimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitet në vijim.

Murtezaj tha se menaxhmenti i lartë i ATK-së çdoherë do të mbetet falënderues për përkrahjen e vazhdueshme nga GIZ, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në realizimin e projekteve të ndryshme, ku në masë të madhe kanë lehtësuar arritjen e objektivave të ATK-së.

Me thekës të veçantë u përmend mbështetja e marrë për projektin Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative (ZGJONA).

Ajo çka u përcaktua si prioritet për këtë vit është zgjerimi i projektit ZGJONA II, si dhe përkrahja në ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut, duke marr praktikat më të mira nga Administrata Tatimore e Bavarisë.

Në takim u diskutuan edhe aspektet tjera të përkrahjes që do të marrë ATK nga projekti Reforma në Financa Publike në Kosovë-GIZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat