Efektet e pagës minimale

Ekonomi

Efektet e pagës minimale

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 8 shkurt 2020 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Paga minimale është pjesë e diskutimit publik në shoqëri, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, si dhe pjesë e kërkimeve akademike mes autorëve të ekonomisë të cilët studiojnë efektet e pagës minimale në punësim. Në Kosovë, kjo temë pas zgjedhjeve më nuk diskutohet deri në fushatat e ardhshme. Shumë ekonomist e diskutojnë efektin e pagës minimale duke dhënë argumente për dhe kundër  saj.

Kryesisht janë dy rryma të teorive që shkojnë në favor dhe kundër pagës minimale.

Njëra është liberalizmi/neoliberalizmi dhe e dyta është Kejnezianizmi dhe periudha post Kejnezianiste (Keynesianism and post-Keynesianism). Autorë si Neumark, Wascher, Cunningham, Palley e të tjerë janë të mendimit se paga minimale e cila vendoset mbi ekuilibrin e tregut mund të jetë negative në punësim. Si rrjedhojë çdo ndërhyrje e shtetit në tregun e punës duke caktuar paga më të larta sesa që janë në treg, mund të rezultojë me efekte negative.

Efekti i parë është se punëdhënësit do ta ndalojnë punësimin e mëtejmë për të ruajtur shpenzimet në fuqi punëtore.

Efekti i dytë mund të jetë se disa punëdhënës mund të shkarkojnë punëtorët e punësuar si veprim për të reduktuar shpenzimet në fuqi punëtore. Efekti i tretë është se disa punëdhënës mund ta zëvendësojnë fuqinë punëtore me kapital (që njihet ndryshe si efekti i zëvendësimit).

Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon, madje ajo është edhe diskriminuese, andaj është e nevojshme që ajo të rritet. Diskriminimi ka të bëjë me ndarjen e saj në bazë të moshës.

Këshilli Ekonomiko-Social ka dështuar për vite të tëra të rrisë pagën minimale në vend, e cila qe kategorizuar në dy nivele.

Nje page minimale i ka efektet e saj pozitive dhe negative.

Efektet pozitive:

 a) rritja e pagës minimale, në mënyre indirekte e rritë edhe buxhetin e shtetit ( tatimet ),

b) e rritë  dëshiren e punëtorëve për të qëndruar në punë,

c ) ndihmon në shpejtimin e rritjes ekonomike.

Ndërsa efektet negative janë :

a) punëdhënësit që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, mundë të largojnë  punëtorë nga  puna,

b ) bizneset nuk planifikojn rritjen e punësimit.

Paga minimale është çështje e ndjeshme sidomos për vendet në zhvillim sikurse Kosova e cila vuan nga niveli i lartë i papunësisë ( mbi 33 % në nivel vendi),  punëtorë të pakualifikuar dhe edukim të dobët.

Rritja e saj është e dëshirueshme, por rritja e tepërt mund të ndikojë negativisht në punësim, duke dëmtuar pikërisht shtresën e cila do të duhej të përfitonte nga rritja e pagës minimale.

Mbetet të shpresojm se do të ndryshoj paga minimale dhe do të rritet deshira për të jetuar në këtë vend...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat