ATK identifikon 200 biznese që bëjnë shmangie të tatimit

Ekonomi

ATK identifikon 200 biznese që bëjnë shmangie të tatimit

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 11:42
Foto

Departamenti i Operacioneve në Administratën Tatimore të Kosovës, ka ndërmarr hapa konkrete ndaj të gjithë tatimpaguesve të cilët pavarësisht zhvillimit të aktiviteteve biznesore nuk e kanë paguar tatimin.

Sipas njoftimit të ATK-së janë duke u monitoruar 200 biznese.

“Identifikimi i këtyre bizneseve është bërë nga analiza e riskut, bazuar në Planin e Trajtimit të Rreziqeve. Aktualisht janë duke u trajtuar 200 raste, të cilat nuk kanë paguar tatimet në raport me qarkullimin e deklaruar. Këta tatimpagues dhe gjithë të tjerët, të cilët nuk paguajnë saktë tatimet do të jenë në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse qasja e tyre nuk ndryshon-vazhdojnë me mos përmbushje, ATK do të bëjë vlerësim të gjendjes për të konstatuar shmangien tatimore dhe njëkohësisht do të bëjë edhe ngritje të kallëzimit penal, varësisht nga të gjeturat dhe shkeljet e konstatuara “.

“Këto aktivitete janë duke u ndërmarr në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera, me qëllim të zvogëlimit të shmangies tatimore, si dhe krijimin e një tregu konkurrent, për gjithë tatimpaguesit. Prioritet i Administratës Tatimore vazhdon të mbetet trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve, si dhe rritja e llogaridhënës nga stafi i ATK-së, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës. ATK, inkurajon tatimpaguesit që t’i kryejnë detyrimet tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor “- njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat