Formohet Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ekonomi

Formohet Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:33
Foto

Në Kuvendin e Kosovës është formuar Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ky komision u vlerësua si njëri prej më të rëndësishmëve në analizimin dhe mbikëqyrjen e financave publike në ministritë, komunat dhe agjencive të pavarura.

Kryetari i komisionit, Bedri Hamza tha se në bazë të fushëveprimtarisë së tyre është shumë me rëndësi që të ngritët llogaridhënia dhe interesimi për vlerën e parave.

Rekomandimet që dalin nga ky komision i vlerësoi si shumë të rëndësishme deputeti i AAK-së, Ali Berisha. Por kërkoi që të ketë kujdes me analizimin e duhur, dhe të shihen sa po zbatohen ato në institucionet përkatëse.

Anëtari tjetër i këtij komisioni nga komunitetet jo shumicë, Albert Kinolli tregoi për rëndësinë që ka ky komision në ruajtjen e parave publike.

Për shkak të mosdekretimit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi disa prej deputetëve që kanë zëvendësuar, ish-deputetët që janë emëruar në ekzekutiv ky komision nuk i pati gjithë anëtarët e plotë të tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat