​Mustafa-Barishiq diskutojnë për bashkëpunimin ndërshtetëror në bujqësi

Ekonomi

​Mustafa-Barishiq diskutojnë për bashkëpunimin ndërshtetëror në bujqësi

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:29
Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, me të cilën ka diskutuar për projektet zhvillimore të ministrisë për këtë vit dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.

Me këtë rast ministri Mustafa tha se bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë të fokusohet edhe në shkëmbimin e përvojave bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit.

Ndërsa, ambasadorja Barishiq ka uruar ministrin Mustafa për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat