Sindikalistët e Kombinatit Trepça në takim me Kurtin

Ekonomi

Sindikalistët e Kombinatit Trepça në takim me Kurtin

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:19
Foto

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të Kombinatit Trepça, u trajtua rëndësia e kombinatit të Trepçës, rivitalizimit të prodhimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Aty u konstatua se gjendja në Trepçë është e rënduar si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit që prej pasluftës.

“Të dy palët u pajtuan se është urgjente të vazhdohet puna për gjetjen e modelit dhe zbatimin e vendimeve që fillimisht do të përmirësojnë gjendjen, me qëllim që të arrihet rentabiliteti dhe qëndrueshmëria financiare e që Trepça të bëhet kontribues i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat