Dogana konfiskon 2.2 milionë euro mallra në vitin 2019

Ekonomi

Dogana konfiskon 2.2 milionë euro mallra në vitin 2019

Më: 4 mars 2020 Në ora: 21:25
Adriatik Stavileci

Në dy muajt e parë të këtij viti, ka një ulje të kontrabandës nga viti i kaluar.

25.000 kanaqe të pijeve joalkoolike u tentuan të futen ilegalisht në Kosovë.

E kjo gjë ndodhi një ditë më parë, në pjesën veriore të Kosovës.

E  rastet me kontrabandë në Kosovë nuk janë të rralla, pasi që tash e disa kohë raportohet për raste të tilla.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë konfiskuar mbi 2 milion euro mallra.

Ndërsa produktet që kontrabandohen më së shumti sipas Adriatik Stavilecit janë produktet që paguajnë akcizë.

Ndërkohëa, për gjatë vitit 2020, Stavileci tregoi që ka një ulje të kontrabandimit në krahasim me vitin e kaluar.

http://video.gjirafa.com/dogana-konfiskon-2-2-milione-euro-mallra-ne-vitin-2019

Ndërkohë, sipas raportit vjetor të Policisë, gjatë vitit 2019 kanë janë regjistruar 120 raste të veprave penale të kontrabandës me mallra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat