Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Markusz

Ekonomi

Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Markusz

Më: 5 mars 2020 Në ora: 11:41
Besnik Bislimi, Laszlo Markusz

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Kosovës nga shteti Hungarez.

Gjatë takimit, ministri e njoftoi ambasadorin për prioritet e Qeverisë Kurti dhe adresimin e sfidave në fushën e rritjes ekonomike si dhe përmirësimin e sistemit të ujit si një ndër prioritetet e Qeverisë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ambasadori hungarez, Laszlo Markusz, e uroi Ministrin Bislimi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit Hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat