Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë viziton ministren Rexhepi

Ekonomi

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë viziton ministren Rexhepi

Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:48
Pamje nga takimi

Ministrja Rexhepi ka pritur në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë , Marco Mantovanelli me ç’rast kanë diskutuar për projektet e përbashkëta që do të zhvillohen nga MAPL dhe komunat.

Ministrja e MAPL-së ka shprehur gatishmërinë e saj të lartë për të filluar sa më shpejtë implementimi i projektit për përfshirjen e të rinjve i cili do të fillojë në muajin prill të vitit 2020 dhe do të zgjasë 3 vite.

MAPL ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e implementimit të projektit i cili ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen socio – ekonomike të së paku 3000 të rinjve të pa inkuadruar (moshat 15-29) në komunitete me të ndjeshme në Kosovë përmes: rritjes së aftësive të buta dhe mundësive vullnetare, rritjes së iniciativave komunitare të nxitura nga të rinjtë dhe rritjes së aksesit në infrastrukturën dhe shërbimet e komunitetit rinor. MAPL dhe Banka Botërore janë dakorduar edhe për vazhdimin e komunikimit lidhur me një projekt komplementar për përfshirjen e rinisë në nivelin lokal, me ç’rast do të përfshihen të gjitha komunat.

Po ashtu Ministrja e MAPL-së dhe Drejtori i Bankës Botërore janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit për reformën e inspektimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat