Gërxhaliu: Taksa goditi qytetarin, izoloi Kosovën

Ekonomi

Gërxhaliu: Taksa goditi qytetarin, izoloi Kosovën

Më: 6 mars 2020 Në ora: 13:16
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, përmes një shkrimi të tijin persona, sot u shpreh se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është një ide e dizajnuar në Serbi dhe e zbatuar në Kosovë.

Gërxhaliu shkroi se dy vite pompozitet dhe populizëm me me këtë taksë është një kohë shtesë e humbur e cila nuk do të kthehet më.

Sipas tij, kjo taksë la gjurmë negative në aspektin politik intern ku e kemi një luftë politike-klanore pro dhe kundër e cila mund të shndërrohet edhe në mollë sherri për trazira, një taksë e cila cenon raportet me SHBA dhe vendet mike evropiane të cilat janë edhe sponzorizuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Për Gërxhaliun, kjo taksë i ka shkaktuar dëme vendit edhe në aspektin ekonomik. Ai shkroi se taksa e goditi më së shumti e goditi qytetarin e Kosovës.

“Gjeneroi rritje të inflacionit, rritje të ç mimit të produkteve bazike për shportën e qytetarit, uli konkurueshmërinë e produkteve ‘Made in Kosova’, uli eksportin e produkteve vendore dhe shkaktoi rritje enorme të importit nga vendet e rajonit dhe më gjerë, dekurajoi investimet dhe investitorët e huaj, demotivoi diasporën për të investuar dhe shndërroj Kosovën në një ndër vendet më të shtrenjta për të jetuar”, shkroi Gërxhaliu.

Ish-kreu i OEK shtoi se produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk u zhdukën nga tregu kosovar dhe se kjo taksë vetëm sa e fortësoi informalitetin dhe evazionin fiskal. Sipas tij, pati edhe rritje të importit nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria por edhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik me produkte të njëjta por vetëm të rietiketuara.

“Këto mallra që u paguan 400 milion falë këtij manovrimi tregtar qytetarët e Kosovës i paguan shumë më shtrenjtë”, vijoi ai.

Për Gërxhaliun, në aspektin integrues taksa shkaktoi ndërprerjen e dialogut dhe Kosova u getizua. Ai shkroi se vet fakti që një taksa është kundërshtuar nga miqtë besnikë të Kosovës dëshmon se sa e rrezikshme ka qenë kjo taksë për ngulfatjen e të sotmes dhe të ardhmërisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat