​Suspendohet nga puna një inspektor tatimor

Ekonomi

​Suspendohet nga puna një inspektor tatimor

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për inspektorin tatimore S.S., i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje ryshfeti.

Rasti në fjalë nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së është dërguar në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policin e Kosovës më datë 11.12.2019.

Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga puna.

ATK fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat