Oda Ekonomike dhe ajo Amerikane kërkojnë heqjen e tarifës

Ekonomi

Oda Ekonomike dhe ajo Amerikane kërkojnë heqjen e tarifës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:44
Berat Rukiqi dhe Arian Zeka

Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi zhvillime dramatike politike që po ndodhin.

Njëzëri dy odat ekonomike kërkuan nga institucionet e Kosovës që përkitazi me qëndrimin e ShBA-ve të largojnë tarifën 100 përqind ndaj Serbisë, pasi kjo sipas tyre, përveç dëmeve politike, po i largon edhe investitorët e huaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se në kuadër të këtyre zhvillimeve politike po stopohen investimet e huaja në Kosovë.

“Zhvillimet politike në 6 vitet e fundit janë bërë barrierë e patejkalueshme për një rritje të vendeve të punës dhe investimeve. Qofshin ato nga investitorët e brendshëm, apo të jashtëm. Kosova vazhdon të shtojë pikë negative për investitorët. Tek programi i qeverisë dhe këtë vit do të insistojmë në projeksionet buxhetore. Pasi duhet të qartësohet proporcioni me skema sociale dhe investimet kapitale. Duhet me pas investime kapitale”, tha ai.

Më kritik për këtë qëndrim të qeverisë ishte drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cila tha sete gjitha kërcënimet amerikane janë serioze.

Për këtë tha se situata të tilla largojnë investitorët e huaj në Kosovë.

“Është momenti i fundit që institucionet të veprojnë. Të dilet me një qëndrim unifikues që të largohet tarifa pa kushte. Situatat dramatike për një shtet më të vogël si ne i largon investitorët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat