Rritja e çmimeve, ministri i Financave kërkon masa rigoroze ndaj bizneseve të papërgjegjshme

Ekonomi

Rritja e çmimeve, ministri i Financave kërkon masa rigoroze ndaj bizneseve të papërgjegjshme

Më: 12 mars 2020 Në ora: 10:10
Besnik Bislimi

(E plotësuar) - Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë një vizite sot në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK), ka kërkuar masa rigoroze ndaj bizneseve të cilat disa prej tyre po e keqpërdorin situatën e fundit për ngritje të çmimeve.

Bislimi tha se situata e fundit nga rreziku i koronavirusit, nuk duhet të keqpërdorët ose shfrytëzohet për pasurim të bizneseve, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Për më tepër, ministri Bislimi theksoi se mosrespektimi i vendimit të qeverisë në këtë situatë, përveç dënimeve standard paraqet edhe vepër penale që nënkupton edhe dënime me burg.

Bislimi: Turp prej bizneseve që po i shfrytëzojnë fatkeqësitë

“Është obligim i secilit prej nesh sidomos i imi si ministër i Financave, që të pozicionohem ose angazhohem fuqishëm në mbrojtje të amvisërisë dhe kundër bi zneseve të papërgjegjshëm. Për mendimin tim nuk ka turp dhe aktivitet më të ulët sesa shfrytëzimi i fatkeqësisë individuale ose kolektive për pasurim të shpejt. Ne sot që në mëngjes kemi organizuar një takim me ekipin drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës ku kemi diskutuar për hapat që ne duhet t’i ndërmarrim, që ta tregojmë prezencën e shtetit në ekonomi dhe të mbrojmë qytetarët në këtë situatë. U dakorduam që, unë si ministër do të nxjerr një vendim, ku kërkoi nga komuniteti i biznesit që me njëherë të kthejë çmimet në nivelin e tyre normal. Autorizoj ATK që menjëherë të përdorë tërë strukturën organizative për të dal në terren për të inspektuar marketet dhe farmacitë, në mënyrë që të evitohen keqpërdorimet eventuale. Në të gjitha rastet ku inspektorët evidentojnë sjellje të pa përgjegjshme dhe fryrje të çmimeve, si dhe nuk kanë lëshuar kupon fiskal, inspektorët e ATK-së autorizohen të ndërm arrin vendime rigoroze, përfshirë këtu edhe tërheqjen numrit fiskal, që nënkupton mbyllje të bizneseve”, tha Bislimi.

Ministri i Financave dhe Transfereve ka autorizuar ATK-në që të koordinohen me inspektoratin e tregut për inspektime të përbashkëta dhe ka ftuar qytetarët që për çdo parregullsi me çmime, ta lajmërojnë ATK-në.

Edhe drejtori i ATK, Ilir Murtezaj tha se do të respektojnë të gjitha kërkesat e Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve, që mos të keqpërdoren situatat me qëllim të përfitimit.

Murtezaj paralajmëroi se do të bashkëpunojnë ngushtë me prokurorinë e shtetet, sepse sipas tij, nga dita e djeshme ka raste që bizneset kanë ngrit çmimet.

Drejtori i ATK-së, shtoi se do të jenë të pa kompromis ndaj atyre që keqpërdorin këtë situate.

Murtezaj: Do të bashkëpunojmë edhe me prokurorinë për bizneset e pa ndershme

“Përveç masave në aspektin administrativ nga ana jonë në bashkëpunim me inspektoratin e tregut, ne do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me prokurorinë e shtetit me qëllim që të mënjanohet kjo situatë dhe me qëllim që parandalojmë rritjen e këtij fenomeni, që nga informatat e ditës së djeshme, ka raste të caktuara që kanë filluar të keqpërdorin këtë situatë dhe të ngritin çmimet. Ne do të fillojmë që nga sot dhe me inspektorët tanë do të dalim në terren dhe do të bëjmë incizim”, deklaroi Murtezaj.

Ndërsa, edhe pse ende zyrtarisht nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus në Kosovë, Qeveria ka marrë një vendim me 11 masa ndër to edhe për mbylljen e shkollave deri më 27 mars. 

Bislimi kërkon nga ATK-ja masa rigoroze ndaj bizneseve që manipulojnë me çmimet

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot gjatë një vizite sot në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK) ka kërkuar masa rigoroze ndaj bizneseve të cilat disa prej tyre po e keqpërdorin situatën e fundit për ngritje të çmimeve.

Bislimi tha se situata e fundit nga rreziku i koronavirusit, nuk duhet të keqpërdorët ose shfrytëzohet për pasurim të biznese, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Ministri Bislimi ftoi ATK që të jetë në terren dhe të marrë masë ndaj atyre që bëjnë vepër penale për ngritjen e çmimeve.

Edhe Drejtori i ATK Ilir Murtezaj ATK tha se do të respektojnë të gjitha kërkesat e Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Të mos keqpërdoren situatat me qëllim të përfitimit. Do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë e shtetet. Nga nata e mbrëmshme ka raste që janë ngrit çmimet. Ne do të bëjmë inspektim në terren. Do të jemi të pa kompromis ndaj atyre që keqpërdorin këtë situatë”, tha Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat