Kosova ka mallra të mjaftueshme në treg- çmimet të mos ngrihen

Ekonomi

Kosova ka mallra të mjaftueshme në treg- çmimet të mos ngrihen

Më: 12 mars 2020 Në ora: 14:00
OEK

(E plotësuar) - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi pas një takimi me bizneset, tha se Kosova ka artikuj dhe mallra të mjaftueshëm në treg, dhe kërkoi nga bizneset që mos t’i ngritin çmimet pa arsye.

Pas gjendjes së krijuar për mundësinë e shfaqjes së koronavirusit edhe në Kosovë, Rukiqi tha se nuk ka vend për panik, teksa shtoi se vizualisht ndoshta është krijuar një panik me zbrazjen e rafteve nëpër markete.

“Kosova ka artikuj dhe mallrave për të kaluar një kohë goxha të gjatë. Të shmangen çmimet e larta të paarsyeshme nëpër biznese, ndërsa duhet të gjobiten bizneset që ngritin çmimet”, tha ai.

Po ashtu Rukiqi tha se kjo gjendje do të ketë impakt ekonomik edhe në vend.

Rukiqi bëri thirrje që bizneset t’i zbatojnë rekomandimet e qeverisë për lirimin nga puna njërin të njërit prind.

***

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media (Drejtperdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat