​Sfidë korrupsioni në ATK, Ligji për Sponsorizim sivjet zvogëlon të hyrat 25 milionë euro

Ekonomi

​Sfidë korrupsioni në ATK, Ligji për Sponsorizim sivjet zvogëlon të hyrat 25 milionë euro

Më: 14 mars 2020 Në ora: 11:25

Administrata Tatimore e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti ka inkasuar rreth 100 milionë euro ose 10 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa Ligji për Sponsorizim, këtë vit pritet t’i zvogëlojë të hyrat në arkën e shtetit për rreth 25 milionë. 33 mijë biznese janë të fiskalizuara, ndërsa numri i përgjithshëm i bizneseve është rreth 93 mijë.

Sfidë në ATK mbetet korrupsioni brenda këtij institucioni, ku tetë zyrtarë tatimor janë të akuzuar, ndërsa tre të dënuar. Po ashtu, vështirësi tjetër për ATK-në, është mungesa e stafit për monitorimin e të gjitha bizneseve të cilat zhvillojnë aktivitet ditore.

Kështu thotë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një intervistë për KosovaPress, i cili bëri të ditur se nga viti i kaluar ka marrë një mori reformash përmes një plani afatmesëm të veprimit për periudhën 2019-2021 që përm bajnë 27 reforma në 11 fusha.

Murtezaj thotë se përmes reformës në ATK, tentohet të arrihen tri qëllime, njëra ndër to është rritja e efikasitetit për inkasimin e borxheve, shpërndarja e barabartë e punëve për të gjithë zyrtarët tatimor që janë të përfshirë në këtë departament, si dhe zvogëlimi i diskrecionit të zyrtarit tatimor në keqpërdorimin e mundshëm të pozitës zyrtare.

Murtezaj: Në janar e shkurt inkasuam 97.8 milionë euro

“Si rezultat i reformës kemi arritur të rrisim performancën për rreth 14 përqind në rritje të inkasimit të borxheve për këta dy muajt të parë të vitit, në raport me dy muajt e njëjtë të periudhës së vitit të kaluar. Ndërsa, në nivelin e përgjithshëm të inkasimit të të hyrave, ATK edhe në këta dy muaj (janar-shkurt) vazhdon suksesshëm në inkasim të të hyrave. Kemi arritur që gjatë muajve të inkasojmë 97.8 milionë euro, ku kemi rritje të të hyrave për 9.4 milionë euro”, thotë Murtezaj.

Drejtori i ATK deklaron në intervistë për KosovaPress, se do të jetë një hendikep pjesa e zbatimit të ligjit të Sponsorizimve në sport, që do të reflekton edhe në zvogëlim e bazës për inkasim të të hyrave.

Murtezaj: Ligji për Sponsorizim zvogëlon të hyrat sivjet për 25 milionë euro

“Efektet e saj pritet të jenë tani në mars dhe prill të këtij viti dhe do të vazhdoj edhe tutje. Ligji për Sponsorizime, me një përllogaritje të thjesht mund të afektoj në zvogëlim të të hyrave buxhetore për shtetin gjatë këtij viti diku prej 20-25 milionë euro. Kjo është e mundshme që bizneset ta japin këtë shumë, se a do ta japin për sport tërë këtë shumë apo jo, ajo mbetet me u pa pastaj”, thotë ai.

Kreu i ATK-së, Ilir Murtezaj thotë se problemi i korrupsionit ose keqpërdorimi i pozitës zyrtare sikurse në gjithë shoqërinë kosovare, është prezent edhe në Administratën Tatimore të Kosovës, ku rastet e denoncuara po procedohen në polici dhe prokurori. Sipas tij, pas ngritjes së aktakuzave, ATK-ja merr masa të suspendimit nga puna.

Ai tha se numri i të dënuarve nuk është i madh, ndërsa për akuza ndaj zyrtarëve ka numër më të madh.

Murtezaj: Tre zyrtarë të dënuar, tetë të suspenduar

“Po, aktualisht ne kemi diku rreth tetë zyrtarë të cilët janë të suspenduar ndër vite, që ende presin epilogun e gjykatës, por derisa nuk kemi një vendim të gjykatës, ata e mbajnë statusin e të suspenduarit. Në vitin e kaluar kemi një të dënuar dhe i është shkëputur kontrata me këtë zyrtar tatimor. Për vitet paraprake nuk jam shumë i sigurt, me sa kam informacion dy mund të jenë, dy më saktë”, deklaron Murtezaj.

Teksa ai thotë se njëra ndër objektivat kryesore të ATK-së, është luftimi i informalitetit, që është I bazuar edhe në strategjinë kombë tare për luftim të informalitetit, por njëkohësisht edhe në planet e veprimit, ku në vazhdimësi pretendohet të luftohet kjo dukuri.

Një ndër objektivat e ATK-së për vitin 2020, është edhe çështja e fiskalizimit për bizneset si dhe për lëshimi e kuponëve fiskal nga bizneset.

Aktualisht mbi 33 mijë biznese janë të fiskalizuara, ndërsa numri i përgjithshëm i bizneseve është rreth 93 mijë, që mund të thuhet se ATK është larg implementimit të tërësishëm të procesit të fiskalizimit. Në vitin 2019 ishin fiskalizuar mbi 2 mijë biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat