Banka Qendrore ka një njoftim për qyetarët rreth bankave

Ekonomi

Banka Qendrore ka një njoftim për qyetarët rreth bankave

Më: 14 mars 2020 Në ora: 13:33
Banka Qendrore

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar qytetarët se të gjitha bankat janë të hapura dhe funksionojnë normalisht.

Përmes një njoftimi të BQK-së thuhet se edhe bankomatat janë në funksion 24/7.

“Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu BQK, ka bërë të ditur se të gjitha hapësirat bankare janë duke u dezinfektuar rregullisht, mirëpo ata kanë lutur që t’i shfrytëzojnë sa më pak bankat.

“Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, ju lutemi që degët bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike për të kryer shërbimet tuaja bankare”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat