AKP-ja pezullon procedurat e shitjes së aseteve në likuidim

Ekonomi

AKP-ja pezullon procedurat e shitjes së aseteve në likuidim

Më: 16 mars 2020 Në ora: 16:29
Ilustrim

Bordi Agjencisë Kosovare të Privatizimit  në harmoni me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 15.03.2020 nr.01/21 për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, shpalljes së pandemisë nga OBSH  Coronavirus/Covit 19 mori dy vendimin emergjente;

Pezullimin e të gjitha procedurave duke përfshirë edhe pranimin dhe hapjen e ofertave për SHAL 55, që ishte planifikuar të mbahej me 25.03.2020.

Pezullohen të gjitha procedurat e pranimit dhe hapjes së ofertave për shitjen e hekurishteve të NSH Jatex e paraparë të mbahej më 17 mars 2020.

Vendimet emergjente janë marr duke pasur parasysh natyrën e urgjencës objektive për të cilën nuk ka pasur mundësi të vendosej në një mbledhje të zakonshme të bordit.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në njoftimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat