​OAK i kërkon Qeverisë që të trajtojë me urgjencë problemin e transportuesve

Ekonomi

​OAK i kërkon Qeverisë që të trajtojë me urgjencë problemin e transportuesve

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:41
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrave përkatës për të marrë masa urgjente dhe të trajtohet problemi i sektorit të transportit.

Pengesat që janë duke iu shkaktuar këtij sektori në pikat kufitare, mund të paraqesin rrezik për furnizime adekuate, e sidomos për furnizimin me medikamente dhe ushqime.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se shoferëve të kompanive transportuese në pikën kufitare u janë dhënë dokumentet që kanë të drejtë të bëjnë vetëm një rrugë/hyrje dhe pastaj duhet që të vetkarantinohen.

Duke pasur parasysh faktin që për këtë sektor, shoferët janë në mungesë arsye e cila qëndron tek pajisja me viza, si dhe faktin që kompanitë kanë kontrata të cilave duhet t’iu përmbahen, nj ë gjë e tillë është e pamundur.

Krasniqi: Problemi me transportuesit të zgjidhet sa më parë

“Tani është shfaqur një problem me shoferët tanë. Çdo shofer që vjen nga vendet e huaja në Kosovë, ka të drejt me transportua, me u fut në doganë dhe me shkua deri në vendin e shkarkimit, pastaj me u kthyer në vendin e caktuar, ndërsa shoferët tanë janë duke u përballur më problemin, sepse në momentin që hynë në Kosovë, policia dhe doganat po i obligon me shkua në vet karantinë. Vetekarantinë që nënkupton së paku dy javë dhe ai shofer nuk ka më mundësi për t’iu kthyer dhe për t’u furnizuar Kosovën me mellë shumë të nevojshëm”, deklaron Krasniqi.

Krasniqi thotë se OAK edhe në takimin që ka pasur me ministren Hajdari dhe ministrin Bislimi, ka kërkuar që sektorë të veçantë të pajisen me leje të veçanta për qarkullim, pasi që një gjë e tillë m und të bllokojë pastaj zinxhirin e furnizimit.

Krasniqi: Rrezikojmë të mbesim pa mallra bazike

“Kështu qenë këtë drejtim ne kemi kërkuar nga kryeministri dhe ministrat, si dhe nga sektori emergjent që është krijua, që të bëhet zgjidhje në këtë drejtim përket sektor. Ne kemi kërkuar edhe për sektor të caktuar që janë të ndjeshëm t’iu jepet leje speciale ashtu siç i kanë bërë vendet e tjera, në mënyrë që qytetarët, bizneset të mund të furnizohen dhe të punojnë. Sepse pa furnizim, ne do të rrezikojmë edhe për mungesën e produkteve esenciale”, thotë Krasniqi.

Pronarët e bizneseve të këtij sektori deklarojnë se shoferët janë të pajisur me mjetet mbrojtëse dhe me pjesën e ngarkim/shkarkim merret dikush tjetër, çka bënë që këta shoferë të mos kenë kontakte fizike me njerëz të tjerë, prandaj kjo nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë. Lidh ur me këtë OAK i është lutur Qeverisë që të ndërmerren masa urgjente dhe të mos rrezikohet ky sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat