Informata me rendësi, çka u lejohet e çka jo bizneseve nga kjo e shtunë

Ekonomi

Informata me rendësi, çka u lejohet e çka jo bizneseve nga kjo e shtunë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 14:07
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka nënshkruar urdheresë për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik që urdhërohen të gjithë operatorët ekonomikë ta zbatojnë.

Në këtë urdheresës janë të treguar se çka u lejohet e çka jo bizneseve nga kjo e shtunë.

Më poshtë mund të lëxoni të plotë urdheresën prej 14 pikave.

Kjo është urdhëresa e plotë:

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investi­me­ve Stra­tegjike, në mbështetje të neneve 10, 11 dhe 17 të Ligjit nr. 06/L-113 për Or­ga­ni­zi­min dhe Fun­ksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pa­va­ru­ra, ne­nit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcës 8 pikat 20, 30 e 31 të Rregullores (QRK) nr. 05/2020 për Fushat e Për­gje­gjësisë Ad­mi­nis­trative të Zyrës së Kryeministrit dhe Mi­nis­trive, si dhe vendimeve nr. 01/09 të 13 mar­sit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020 të Qeverisë së Republikës së Ko­so­vës, ba­zuar tutje në Ligjin nr. 2004/18 për Tregti të Bren­d­sh­me, i ndryshuar, dhe duke pasur parasysh kërkesat e Planit Kombëtar të Re­a­gi­mit dhe re­ko­man­dimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nxjerr këtë:

                                                                            URDHËRESË
                                                           për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike
                                                              gjatë emergjencës se shëndetit publik

Urdhërohentë gjithë operatorët ekonomikë:

të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës, nr. 01/09 të 13 mar­sit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat ndaj pan­de­misë së koronavirusit COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik; dhe

të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020 dhe nr. 01/02 të 17 marsit 2020, si dhe me urdhëresa të tjera që mund të nxjerrë Ministrija lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

Çdo operator ekonomik duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:

të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;

të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP;

të marrin masa për distancën sociale e shmangien e kontaktit, edhe për punonjësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),

të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar vep­rim­tarinë, duke për­fshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, dhe

të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mby­llura, përfshire këtu edhe qarshitë[1]), për­veç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qen­d­ra tregtare.

Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebaptoret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues/walk-in clients;

Këta operatorë duhet t’i demobilizojnë tavolinat e ka­rri­get që përdoren për shërbim brenda lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientat vizitues.

Tek këta operatorë nuk lejohet shërbimi marrje me vehte/take-away[2].

Por, këtyre operatorëve ju lejohetqë produktet/shërbimet e tyre t’i shpërndajnë me porosi /delivery.

Brenda lokaleve të këtyre operatorëve nuk lejohet të qëndroj asnjë person, përveç personelit. Ambientet, personeli e mjetet e transportit të angazhuara për përgatitjen e shpërndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa rigoroze të higjienës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet rigorozisht të respektohen masat e distancës sociale e shmangies së kontaktit.

Tek shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqësore, pikat e karburantit, auto-larjet, shërbimet komunale e financiare, e secila veprimtaritë tjera që lejohen të punojnë:

duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete/”take-away”. Largohen edhe paisjet vetë-shërbyese / ”Vending machine”. Por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeveme porosi/delivery.

tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dyqani i lubrifikanteve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e me marrje me vete/”Take-away”. Largohen edhe paisjet vetë-shërbyese/”Vending machine”. Por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeveme porosi/delivery.

Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punëdhënësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u konsumuar në vend-punishte / hapësirën e punës.

Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. My­sa­fi­rët mund të shërbehen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhë­nat e sakta të my­sa­fi­rë­ve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli du­het të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shën­de­tësisë.

Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik ( të cekura në pikën 1).

Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletush­kat, kuponat, katalogët e të tjerë.

Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e makinave vetë-shërbyese (‘vending-machine’) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomik[3].

Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese ( te papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre, duke marrë ma­sat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.

Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Ko­so­vës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zba­ti­min e ven­dimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

Plotesohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/03 e 17 marsit 2020.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat