STIKK kërkon nga qeveria mbështetjen e sektorit të teknologjisë gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit

Ekonomi

STIKK kërkon nga qeveria mbështetjen e sektorit të teknologjisë gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:22
STIKK

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) me anë të një deklarate ka kërkuar nga qeveria që të ndihmohet ky sektor pas gjendjes emergjente të krijuar përshkak të Coronavirusit.

STIKK thotë se duhet të shqyrtohet mundësia për subvencionim të plotë apo të pjesshëm të pagave të punëtorëve deri sa të zgjatë kjo periudhë.

“Të aktivizohet klauzola ‘Force Majeure’ për shpenzime të qirasë dhe lizingut, pra të pezullohet ato, deri sa vendi është në gjendje emergjente”, thuhet në njërën nga pesë kërkesat e tyre.

Po ashtu, shoqata thotë se kjo pako stimuluese do të ndihmojë bizneset për mbulimin e obligimin e shpenzimeve operacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat