Lista e bizneseve që duhet të marrin vërtetimin për lëvizje të lirë - Bota Sot
Lista e bizneseve që duhet të marrin vërtetimin për lëvizje të lirë

Ekonomi

Lista e bizneseve që duhet të marrin vërtetimin për lëvizje të lirë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:44
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se bazuar në urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, është duke ju dërguar përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur.

Formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për me tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve, të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese.

Lista e bizneseve
Vërtetimi për lëvizje te lirë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat