ATK-ja njofton se si duhet të plotësohet formulari për lëvizje të lirë

Ekonomi

ATK-ja njofton se si duhet të plotësohet formulari për lëvizje të lirë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:41
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se si mund të bëhet plotësimi i formularit për lëvizje të lirë nga operatorët ekonomikë

ATK ka bërë të ditur se të gjithë operatorët ekonomikë të cilët kanë të regjistruar këtë veprimtari, duhet të ndjekin procedurat për plotësimin e formularit.

“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, njofton të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët kanë të regjistruar për veprimtari, njërin nga kodet NACE, të listuara në Urdhëresën: 01-05 të datës 23.03.2020, të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), se tashmë Administrata Tatimore e Kosovës është duke iu përcjellë me anë të e-mailit, një formë (vërtetim për lëvizje të lirë), për punonjësit të cilët do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve”, thekson ATK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat