DHL: Jemi duke operuar me të gjitha kapacitetet në Kosovë dhe në botë - Bota Sot
DHL: Jemi duke operuar me të gjitha kapacitetet në Kosovë dhe në botë

Ekonomi

DHL: Jemi duke operuar me të gjitha kapacitetet në Kosovë dhe në botë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:09
DHL Express (ServicePoints)

Kompania DHL njofton se pavarësisht gjendjes së paraqitur nga pandemia e Coronavirusit është duke operuar me të gjitha kapacitetet.

Sipas njoftimit të DHL-së, shërbimi i pranimit dhe dorëzimit të pagesave në adresa bëhet normalisht.

Njoftimi i plotë

Të dashur klientë,

Në rradhë të parë ju urojmë që të gëzoni shëndet të plotë dhe ta kaloni sa më lehtë këtë kohë të vështirë për Ju dhe familjet e juaja.

Ju informojmë se DHL Express operon në mënyrë të plotë si normalisht në Kosovë dhe në të gjithë botën.

DHL Express operon me avionët vetëm për mallra, prandaj nuk afektohet nga ndalimi i avionëve të pasagjerëve.

Marrja dhe dorëzimi i dërgesave në adresë bëhet si normalisht.

Po ashtu, nëse dëshironi të dërgoni apo të merrni dërgesa private, kontaktoni DHL Express për të marrë dërgesat nga adresa e shtëpisë.

Zyra e e Shërbimit të DHL Express (ServicePoints) në Prishtinë dhe të gjtha pikat e agjentëve tanë janë të hapura dhe operojnë çdo ditë nga e hëna deri të premten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat