​SPSPK kërkon që sa më shpejt të ndahen mjetet për sektorin privat

Ekonomi

​SPSPK kërkon që sa më shpejt të ndahen mjetet për sektorin privat

Më: 28 mars 2020 Në ora: 12:41
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës specifikisht të tregojë se mjetet për sektorin privat, për cilat kategori ndahen, pasi punëtorët kanë kërkuar informata gjë për të cilën ata si sindikatë janë të pa informuar.

Sindikata nëpërmjet një komunikatë ka mirëpritur propozimin e ministrit të Financave për ndarjen e mjeteve për sektorin privat dhe inkurajon që sa më shpejt ta bëj ndarjen e këtyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretëron në Kosovë.

Sindikata thotë se meqë këto mjete kanë të bëjnë në shumicën e rasteve për pagat e punëtorëve, atëherë kërkojnë që ta ketë përfaqësuesin e vet në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve, po ashtu dhe në çdo kompani mjetet të ndahen në bashkëpunim me sindikatën, pasi që ato u dedikohen për punëtorë.

“Ne kërkojmë nga Qeveria që të d imë specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen qe të mundemi t’i informojmë punëtorët, pasi që punëtorët janë duke bërë trysni tek ne lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve e ne jemi të pa informuar. Me qëllim te mos keqpërdorimit të këtyre mjeteve ne duam të jemi akter të barabartë në këtë proces, pasi që këto mjete kanë destinacion pagat e punëtorëve në sektor privat”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat