Kredimarrësit që shtyjnë shlyerjen e borxheve gjatë pandemisë, s’kanë interes shtesë

Ekonomi

Kredimarrësit që shtyjnë shlyerjen e borxheve gjatë pandemisë, s’kanë interes shtesë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:27
Zeka, Rukiqi dhe Mehmeti

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se sot bashkë me Drejtorin e OEAK, Arian Zekën, kanë mbajtur takimin e radhës me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Rukiqi deklraoi se në këtë takim kanë sqaruar se kredimarrësit që shtyjnë shlyerjen e borxheve gjatë pandemisë nuk do të kenë  interes shtesë nga bankat komerciale që veprojnë në Kosovë.

“Përfundimisht e kemi sqaruar që:

– Bankat nuk mund të aplikojnë interes ndërshkues, për periudhën e shtyrjes së kredisë;

– Interesi i rregullt duhet të perllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë, në një periudhë 12 mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë;

– Në asnjë rast, vonesa për shkak të krizës, nuk do të ndikon në prishjen e rejtingut, të asnjë klienti”, ka shkruar Rukiqi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat