​Gërxhaliu: Plani Marshall për Evropën dhe Coronoekonomia mundësi për Kosovën

Ekonomi

​Gërxhaliu: Plani Marshall për Evropën dhe Coronoekonomia mundësi për Kosovën

Më: 11 prill 2020 Në ora: 12:53

Përderisa efektet negative në ekonomi nga koronavirusi kanë tejkaluar të gjitha parashikimet e ekspertëve, në këtë drejtim vërehet një solidaritet në aspektin e bashkëpunimit evropian për një Plan Marshall për Evropën që është një mundësi edhe për Kosovën.

Krahas saj, institucionet e Kosovës dhe deputetët duhet t’i lënë anash interesat politike, por të angazhohen që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij Plani Marshall për Evropën, sepse vetëm këtu mund ta gjejë shpëtimin.

Kështu ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një intervistë, i cili shton se efektet negative çfarë ka gjeneruar pandemia Covid-19, ka tejkaluar të gjitha përmasat dhe pritjet në kontekstin negativ, andaj, koronoekonomia të jetë një mundësi për Kosovën.

Gërxhaliu: Edhe Kosova të bëhet pjesë e Planit Marshall për Evropën

“Është një qasje më serioze rreth përpilimit të një plani marshall për zhvillim ekonomik edhe të botës, në veçanti të Evropës. Në këtë drejtim edhe liderë evropian e mbështesin një ide të tillë që pas koronavirusit të jemi të mobilizuar rreth një plani marshall. Në këtë drejtim duhet shumë miliarda për të investuar. Nuk duhet Kosova të lejoj të mos jetë pjesë e një pakoje të tillë, sepse vetëm këtu mund ta gjejmë shpëtimin. Sepse nëse mendohet që ne vetëm me mjete vetanake nga buxheti do t’i minimizojmë pasojat e koronavirusit vërtet është utopike dhe nuk i bënë nderë Kosovës dhe ardhmërisë së saj. Prandaj, apelojmë që vërtet institucionet të fokusohen shumë më tepër në grumbullimin e ekspertëve dhe të qasje me një formë të re të të menduarit ekonomik. Forma e re e mendimit ekonomik, jo vetëm në Evropë, por edhe në Botë është korona ekonomia dhe besoj që në ketë drejtim nuk duhet që ky proces të politizohet, por të merren idetë dhe njerëzit e profesionit që do të jenë pjesë e implementimit të një sfide të tillë dhe të një realiteti që do ta përcjellë Kosovën në vitet e ardhshme”, thotë Gërxhaliu.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka folur edhe për seancën e jashtëzakonshme të iniciuar nga Grupi parlamentar i PDK-së, që pritet të mbahet të martën për pakon emergjente në këtë kohë pandemie.

Gërxhaliu thotë se komuniteti i biznesit ka nevojë për mbështetje emergjente në forma të ndryshme, mirëpo gjithmonë duhet analizuar edhe mundësitë buxhetore, teksa shtoi se në këtë drejtim duhet që shumë më tepër deputetët dhe qeveria të jenë të fokusuar në aspektin human dhe moral, sesa për interesa të partive politike.

Gërxhaliu: Debati parlamentar të mos shndërrohet për interesa të partive politike

“Po e them, do të ketë debat, do të argumentohet në forma të ndryshme, por nuk e besoj që për momentin Qeveria e Kosovës ka komoditet që vetëm nga buxheti i vetëm që posedon t’i përmbush të gjitha këto kërkesa, të cilat jo vetëm që janë 300 milionë euro, por ato tejkalojnë në një masë shumë më të madhe. Ne e dimë kur ka filluar kornavirusi, dhe kur është shfaqë, por nuk e dimë fundin. Andaj, në këtë drejtim kërkohet kohë, analizë dhe duhet vërtet ta kuptojmë qasjen më ndryshe për të minimizuar pasojat, të mësojmë, sepse kërkohet një qasje e re ekonomike që ka të bëjë me koronaekonominë”, thotë Gërxhaliu.

Ai në fund tha se nga ky debat parlamentar, rekomandimi kryesor duhet të jetë për forcimin e partneritetit me institucionet evropiane dhe më gjerë, dhe absorbimi i ndihmave përmes një fizibiliteti të fuqishëm për të krijuar bu xhet jo vetëm nga buxheti i Kosovës, por edhe nga ndihmat financiare ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat