Nisma zotohet se do të jap kontributin e saj në rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të pandemisë

Ekonomi

Nisma zotohet se do të jap kontributin e saj në rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të pandemisë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 14:26
Pamje nga takimi

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate në përbërje të deputetit Endrit Shala, anëtarve të Kryesisë, Skender Reçica dhe Mevludin Krasniqit, kanë takuar Berat Rukiqin drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Arian Zekën drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë pas situatës së krijuar me pandeminë.

Zyrtarët e Nismës në këtë takim kanë thënë se mirëpresin dhe mbështesin propozimet e odave ekonomike që kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të virusit COVID-19.

Fokusi i këtij takimi ishte edhe diskutimi për hapat emërgjent që duhet të merren në mënyre që të mos kemi kolaps ekonomik.

Poashtu në këtë takim është diskutuar për rolin e Kuvendit në zbutjen e ndikimit të krizës, përkrahjen e sektorit privat dhe masat tjera përcjellëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat