Analisti nga Amerika: Duhen 800 milionë euro për parandalimin e krizës financiare

Ekonomi

Analisti nga Amerika: Duhen 800 milionë euro për parandalimin e krizës financiare

Më: 14 prill 2020 Në ora: 00:57
Uk Lushi

Analisti politik, Uk Lushi, në një shkrim në Facebook, ka shkruar se bazuar në veprimet e qeverive të shteteve me ekonomistët më të mençur në botë injektimi monetar dhe mbështetja financiare për ekonomitë e goditura nga Coronavirusi dhe Covid-19 (deri më tash) ka qenë rreth 10% e GDP-së.

„Kjo për Republikën e Kosovës konvertohet në paketa financiare dhe fiskale rreth 700-800 milionë euro. Paketa e qeverisë Kurti nuk ofron as mbijetesë të ekonomisë së Kosovës për 12-18 muajt e ardhshëm. As paketa që ka propozuar PDK prej 320 milionë eurove nuk e siguron shpëtimin e ekonomisë së Kosovës“, ka shkruar ai.

Sipas Lushit, ekonomisë së Kosovës i nevojiten paketa prej sëpakut 500 milionë eurosh vetëm në vitin 2020 për të qenë në gjendje të mbijetojë kolapsin dhe fillojë forcimin duke çuar rritjen ekonomike në 6-7%, mbase pas 18 muajsh. Ai ka shkruar se 60-70% ose 300-350 milionë euro të këtyre paketave duhet të koordinohen të rrjedhin nga BQK, fondet qeveritare dhe emitimi i borxhit kurse 40-30% tjetër duhet të kërkohen nga Banka Qendrore Europiane dhe shtetet e BE-së, SHBA, Japonia dhe vende të tjera që do ta ndihmojnë Kosovën me kredi të lehta dhe/ose grante.

„Ftoj të gjithë ekonomistët dhe ekspertët në Kosovë të kërkojnë me ngulm nga shteti që sa më parë të fillojë stimulimin me 500 milionë eurot emergjente. Mosveprimi tash do t’i kushtojë Kosovës në muajt që do të vijnë shumë shtrenjtë nëse nuk ka veprime nga qeveria dhe shteti tash“, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat