Diaspora shqiptare është duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të ndihmuar vendin në tejkalimin e gjendjes së krijuar si pasojë e koronavirusit.
Deri më sot në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.
Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Britaninë e Madhe, Belgjikën dhe SHBA.
“Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar ministri Bislimi në Facebook.