Gërxhaliu: Ndërtimi i “Kosovës së Re”, mundësi për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës

Ekonomi

Gërxhaliu: Ndërtimi i “Kosovës së Re”, mundësi për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës

Më: 20 prill 2020 Në ora: 13:41
Safet Gërxhaliu

Profesori universitar, Safet Gërxhaliu, ka thënë se efektet negative të pandemisë së Coronavirusit do të gjenerojnë edhe një pandemi ekonomike në mbarë botën.

Ka thënë se bota nuk do të jetë si para kësaj pandemie, ku sipas tij, po vërehet, por jeta duhet të vazhdoj edhe pas kësaj krize e në veçanti rimëkëmbja ekonomike e cila do të jetë mjaftë sfiduese.

Gërxhaliu ka thënë se është koha kur Kosova duhet të përdorë një kthim agresiv në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Thotë se është momenti që të punohet më shumë në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Besoj që është koha kur Kosova duhet të përdorë një kthim agresiv në rimëkëmbjen ekonomike dhe në këtë mënyrë duhet të jenë prioritet resurset ekzistuese natyrore në Kosovë. Prandaj është momenti i duhur që të punohet me më shumë seriozitet në fillimin e ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’ një projekt i cili i ka të gjitha parametrat e analizave të bëra që duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik”.

“Do të jetë shumë e vështirë sepse llobi i shitjes së energjisë elektrike në rajon lidhur me politikën kosovare është shumë i fuqishëm në këtë drejtim paratë e tyre janë shumë aktive në rrjete të caktuara të shoqërisë civile dhe sot pengesa më e madhe për implementimin e projekteve të tilla janë politikanët e involvuar në shitje dhe shoqëria civile që në emër të ambientalizmit kinse derdhin lot krokodili që një projekt i tillë të jetë i dështuar”.

“Sa vlen ajo që Kosova është vendi më pasurinë më të madh në botë me thëngjill. Sa vlen ajo kur Kosova importon energji elektrike çdo vit e më shumë dhe sa vlen ajo kur vendet e rajoni qoftë në Shqipëri, Mal të Zi, e në veçanti në Serbi janë duke prodhuar kapacitete të energjisë elektrike bazuar në thëngjill ku i bashkëngjitet edhe Maqedonia dhe disa vende prej tyre importojnë thëngjill nga Kosova”, tha ai.

Ish-kryetari i OEK-ut, e sheh shqetësues faktin që kompania “Contour&Global” ka ndërprerë planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Thotë se çdo ditë e humbur është ngulfatej për ekonominë.

 “Për hir të grupeve të caktuara të interesit të bllokohet një projekt i tillë. Është koha kur duhet të kemi kapital të freskët. Kanë qenë tri konsorciume në garë për ndërtimin e kësaj termoelektrane. Është koha kur duhet ti kthehemi dialogut dhe të ketë transparencë, të ketë garanca për ambientalizëm dhe mbrojtjen e qytetarëve me teknologji më të sofistikuar Hi-Tech dhe të punohet që kostoja të mos jetë barrë për qytetarin port ë jetë lehtësim për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”.

“Prandaj çdo ditë e humbur është ngufatje e ekonomisë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të përdoret një projekt, ku mund të shfrytëzojë resurset vendore dhe mbi të gjitha të jetë një infuzion që me një miliard e 300 milion euro ose një miliard e 500 milionw euro besoj që mund të arrihet një rimëkëmbje e shpejtuar në interes të stabiliteti social , politik , në interesit të bilancit të pagesave dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës”, tha ai për EO.

Gërxhaliu ka thënë se Kosovës i duhet hapa konkret, ku kërkohet mbështetja e sektorit privat dhe të investohet në projekte të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat